Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku një automjet tip ‘KIA’ është përplasur me një ‘Benz’.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesja e mjetit tip ‘KIA’, një 39-vjeçare dhe janë plagosur drejtuesi i ‘Benzit’, Pëllumb Muska dhe një pasagjer që udhëtonte me të, Sadik Rama.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Fier / Informacion paraprak-Rreth orës 07:20, në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”, shtetasja N. A., rreth 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Kia”, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin P. M.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasja N. A., ndërsa shtetasi P. M. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin tip “Benz”, shtetasi S. R., ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.