Shpejtësia i ka marrë jetën dy të rinjve sot në Shkodër. Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, i cili kishte bërë 20 vjeç vetëm një ditë më parë, humbën jetën në aksidentin tragjik që u regjistrua mëngjesin e sotëm në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe.
Viktimat po lëviznin me një automjet, tip "Mercedez Benz", ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë pikërisht shpejtësia me të cilën ata po udhëtonin.
Dy të rinjtë përplasën dy automjete të tjera, ku goditja ka qenë shumë e fortë duke shkatërruar thuajse tërësisht automjetin "Mercedez Benz" i cili u përplas me një mjet tip ‘Audi’ me të cilin udhëtonte një 51-vjeçar.
Sipas policisë drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.
Ndërkohë SHÇBA, ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Mercedez Benz’, 19 vjeçarin me iniciale M.B, dhe drejtuesin e mjetit tip ‘Audi’, 51 vjeçarin me iniciale V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.
Makinat e perfshira ne aksident
SHÇBA ka vënë një pranga dy shtetas pas aksidentit tragjik me dy viktima mëngjesin e sotëm në Shkodër. Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit tip ‘Audi’ shtetasi V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe si dhe shoferi i mjetit tip “Mercedes Benz“ me drejtues shtetasin M.B., me të cilin udhëtonin si pasagjerë shtetasit Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj 20 vjeç të cilët humbën jetën.
Automjetet e përfshira në aksident po udhëtonin me drejtimin Koplik – Shkodër. Drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Serxho Kuka, 21 vjeç dhe Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spitalin rajonal.
I dëmtuar nga ky aksident ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit “Audi“, efektiv policie, i cili ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë për shkak të dëmtimeve të marra.
Grupi hetimor ka siguruar pamjet filmike nga momenti i aksidentit dhe pas hetimeve në vendngjarje kryen arrestimin në flagrancë të shtetasve: M.B., 19 vjeç dhe V.N., 53 vjeç, me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.
Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Erglis Delaj dhe Serxho Kukaj janë dy personat që humbën jetën ditën e sotme, si pasojë e aksidentit tragjik që u regjistrua në aksin Shkodër-Koplik.
Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Koplik, në rrugën e fshatit Omaraj në Malësi të Madhe. Personi, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, mbeti i plagosur si pasojë e përplasjes, por nuk mundi t'i mbijetonte plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.