ELBASAN- Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 14:30 në aksin Elbasan- Peqin. Makina e cila drejtohej nga një punonjës i burgut të Peqinit aksidentoi nënën me dy vazjat e saj të mitur.

Nga të dhënat e para mësohet se nga aksidenti humbi jetën vajza 2 vjeçe ndërsa fëmija tjetër 4 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë. E ëma Mimoza Poka, 26 vjeçe, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Korrespondenti ynë në Elbasan Andi Qosja informon se të aksidentuarit ishin këmbësorë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa drejtuesi i mjetit Gentian Mullalli është ndaluar dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
(sg/shqiptarja.com)