Aksident me dy viktima në Fushë-Krujë, shoferit i ra të fikët, plagoset i mituri (Foto+Detaje)

Dalja nga rruga e një furgoni në Nikël të Fushë-Krujës shkaktoi dy viktima. Report Tv ka siguruar fotot e furgonit të batuar dhe policisë në vendngjarje ndërsa dy personat, një 76-vjeçar dhe një 50-vjeçare kanë humbur jetën në vend. Në këtë aksident është plagosur edhe një fëmijë që po udhëtonte në këtë mjet, dhe ai ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas policisë paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga drejtuesi i mjetit, i cili pasi ka humbur ndjenjat nën drejtimin e makinës ka bërë ecje të çrregullt duke dalë nga rruga.

Viktimat sipas të dhënave parapake janë I.Malja drejtues i mjetit dhe L.Mjekra, të cilët po ashtu janë banorë të fshatit Bura-Nikël në Fushë-Krujë.

Njoftimi i plotë:

Informacion paraprak

Më datë 24.11.2018, në fshatin Bura-Nikël, ka dalë nga rruga një mjet tip Benz furgon dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit I.M.(shoferi i mjetit) dhe L.M. (pasagjere)dhe është dëmtuar një fëmijë rreth 10 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ora 17:09
Fushë-Krujë/Furgoni del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      20 Nëntor, 13:18

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



    ×

    Lajmi i fundit

    'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

    'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje