Lajm i trishtë nga Greqia. Atleti shqiptar, Denis Gjura u nda nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 25-vjeçare. Sportisti u përfshi në një aksident rrugor dhe mjeti me të cilin po udhëtonte u përplas me bordurat e rrugës, me shqiptarin që fatkeqësisht nuk i shpëtoi përplasjes.
Sipas informacioneve që raportohen nga mediet greke, rrethanat e aksidentit ende janë të paqarta. Atleti me origjinë shqiptare ishte pjesë e ekipit të Patras “Espreso Patrs” që prej viti 2008. Denisi e dashuronte sportin, teksa ishte aktivizuar në atletikë që në vegjëli.
Klubi i tij dhe miqtë kanë dërguar mesazh prekëse në drejtim të familjarëve, me dhimbjen që është e madhe për largimin e parakohshëm nga jeta të 25-vjeçarit shqiptar.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)