GREQI- Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi ku një emigrant shqiptar ka humbur jetën pasi mjeti i cili ai po drejtonte, një traktor doli nga rruga dhe u përmbys. Mendohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës shtatë të mëngjesit.
Ajo çka e bën këtë ngjarje akoma dhe më tragjike është fakti se viktima do të bëhej baba për herë të dytë. Gruaja e tij është shtatzënë dhe pritet të lind të ditët në vijim. Policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentint.