Aksident i rëndë në Greqi, vdes 23-vjeçari shqiptar

Aksident i rëndë në Greqi, vdes 23-vjeçari shqiptar

Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka rezultuar fatal për një djalë shqiptar në ishullin Kos në Greqi.  Makina e drejtuar nga një 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili punonte në një hotel, pasi është përplasur me një taksi, ka përplasur një grua që ishte në këmbë.

Menjëherë pas kësaj automjeti ka rrëshqitur. Nga goditjet ka ndërruar jetë thuajse në çast drejtuesi i makinës, 23-vjeçari.

Në Spitalin e Kos u dërguan dy të plagosurit: këmbësori, i cili u përplas nga makina e viktimës, si dhe taksisti me të cilin u përplas fillimisht mjeti i 23-vjeçarit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës