SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë, në aksin rrugor Sarandë-Piqeras.
Sipas informacioneve, automjeti me targa të Durrësit është përplasur me bordurën. Brenda makinës ndodheshin 3 persona. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri Armand Asllani, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa shoferi Erti Ballca dhe pasagjeria tjetër Aurora Kalemi, janë transportuar në Spitalin e Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:00, në aksin rrugorë Sarandë-Piqeras, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A.A, 34 vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E.B dhe pasagjeria tjetër A. K, janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
.jpg)
.jpg)
Foto nga aksidenti
Komente







