Një aksident i rëndë u shënua pasditen e sotme (21 korrik 2023) në Sarandë. Makina Land Rover doli nga rruga duke rënë 20 metra poshtë saj, në rrugë dytësore në vendin e quajtur Shën Vasil, e për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit, Renato Bushaj ndërsa u plagosën 3 pasagjerë. 

Shoferi, rreth 40 vjeç, banues në Sarandë humbi jetën në vend, ndërsa kanë mbetur të plagosur turist britanik dhe dy shqiptarë me banim në Itali.

Humbi jetën
Shoferi - Renato Bushaj, 40 vjeç me banim në Sarandë,

Pasagjerët e plagosur
Eduart Holand  shtetas anglez, 31 vjeçari ka pësuar fraktura
Kevin Rama, 26 vjeç, nga Gramshi por me banim në Itali
Marika Zogari bashkëshortja e Kevin Ramës. Ka pësuar dëmtime të lehta

Makina e aksidentuar është me targa AA044TV

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:06
Aksidenti në Sarandë, ky është 40 vjeçari që humbi jetën

1689955466_renatobushaj.jpg

Shqiptarja.com siguron foton e Renato Bushajt, 40 vjeçarit i cili humbi jetën në aksidentin e ndodhur pasditen e sotme afër Sarandës.

Viktima ishte drejtuesi i mjetit në të cilën udhëtonin dhe 3 turistë. Makina ka dalë nga rruga ka përfunduar 20 metra poshtë.