Aksident i rëndë në Itali, makina përplaset me pemën, humb jetën 20-vjeçari shqiptar dhe plagosen 4 miqtë e tij

Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Riccione, në Itali, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.

Të rinjtë, rreth të njëzetat, po udhëtonin bashkë me makinë 'Cinquecento', e cila doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.

Viktima është 20-vjeçar shqiptar, me iniciale B.N, me banim në Cattolica. Ndërkohë një vazjë ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital në luftë me vdekjen.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha apo Berisha, sipas jush kush e ka mbështetjen e anëtarësisë së PD-së?



×

Lajmi i fundit

John

Modric dhe Benzema i japin Realit trofenë e parë sezonal