Aksident i rëndë në Itali, vdes 24-vjeçarja shqiptare! E përplasi makina teksa shkonte për në punë

Aksident i rëndë në Itali, vdes 24-vjeçarja shqiptare! E përplasi makina teksa shkonte për në punë

Foto ilustruese

ITALI - Një aksident tragjik i ka marrë jetën një 24-vjeçareje shqiptare mbrëmjen e së premtes në zonën e San Martinos. Pas 3 ditëve në kujdes intensiv, nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda.

Blerina Kryeziu, e reja nga Kosova, punonte si kamariere në restorantin e njohur “da Silvano”. Prej më shumë se tre vitesh e reja, e martuar prej disa muajsh, punonte në restorantin San Martino. Të premten, rreth orës 19:00 ishte nisur për në restorant se do të niste turnin.

Ajo po ecte në këmbë përgjatë një rruge pa ndriçim. Ishte një automjet tip ‘Nissan Juke’ që e goditi duke e çuar rreth 10 metra më larg. E reja, e cila jetonte në Treviso dhe së shpejti do të shkonte të jetonte në San Biagio.

Pas tre ditësh në terapi intensive, mjekët deklaruan të hënën pasdite të vonë të renë të vdekur. 

Blerina Kryeziu

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë