KORFUZ- Një 39-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen në Korfuz pas një aksidenti rrugor. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07.00 në rrugën periferike të Perivolit në jug të Korfuzit.
39-vjeçarja ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë elektrike. Për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën.
Mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha ndërsa në vendngjarje mbërriti një autoambulancë e EKAB-it, ku ekipet e shpëtimit thjesht konfirmuan vdekjen e 39-vjeçares.
Shërbimi Zjarrfikës ka kryer operacionin për nxjerrjen e trupit të gruas.