Kosovë-Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë e për pasojë një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar.
Sipas informatave dy të lënduarit janë dërguar në emergjencë.
Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi
“Sot, rreth orës 12:35 minuta Policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë dal në vend ngjarje. Mjeku kujdestar për një person ka konstatuar vdekjen në vend-ngjarje, gjersa të lënduarit tjerë janë dërguar për tretman në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Në vend ngjarje kanë dal edhe hetuesit e aksidenteve. Është njoftu Prokurori i shtetit”, ka thënë ai./KosovaPress/
Komente

