Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Kukës.
Shoferi i automjetit tip "Volkswagen Passat", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Qaf Tobli".
Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe, ndërsa drejtuesi i mjetit Z.S., është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Komento