Aksident i rëndë në Lezhë, mjeti 'bëhet copash', përplaset me murin rrethues të një banese! Plagoset rëndë shoferi dhe 12-vjeçari (VIDEO)

LEZHË- Dy persona mbeten të plagosur mes të cilëve një fëmijë 12-vjeç, pasi automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga dhe u përplas me murin rrethues të një banese. Aksidenti ndodhi pasditen e së enjtes në rruge Lezhë-Kallmeti, në afërsi të fshatit Grykë Zezë.

Të plagosur mbeten drejtuesi i automjeti tip "Benz" dhe një fëmije i mitur që udhëtonte me të. Ata u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa fëmija mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe pasi u intubua u transportua me urgjence drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Nga aksidenti u bllokua për disa minuta rruga Lezhë-Kallmet, ndërsa policia nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti që paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur nga shpejtësia në kthese i drejtuesit të automjetit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët

VIDEO/ Rivaliteti te Ferrari, Leclerc ankohet për Sainz gjatë garës: Ai lufton më shumë me mua sesa me të tjerët