Aksident i rëndë në afërsi të rrethrrotullimit të Çermës në aksin Rrogozhinë-Lushnje. Një furgon mallrash ka goditur nga pas një mjet bujqësor i cili drejtohej nga 50-vjeçari Ajet Kullolli 50 vjeç.
Përplasja ka qenë tepër e rëndë dhe ambulanca e ardhur në vendngjarje Enka transportuar të dëmtuarin direkt për në spitalin e traumës për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë.
Policia e qarkullimit rrugor dhe ekspertët po punojnë për dokumentimin dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ky aksident i rëndë.
Në këtë segment të autostradës, ka patur disa aksidente pasi mjetet bujqësore dalin nga tokat bujqësore për të lëvizur drejt fshatit Çermë.
Komente








