Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në Maliq, si pasojë e një aksidenti. Viktima është identifikuar si Petraq Premti, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 18:20.
Nga hetimet paraprake mësohet se viktima ka qenë në një nga lokalet e këtij aksi, ndërsa në momentin që ka dalë është përplasur nga një mjet tip "Nissan", që drejtohej nga 25 -vjeçari Skerdi Konica.
Automjeti kas qenë me shpejtësi, ndërsa 60-vjeçari është tërhequr zvarrë për disa metra nga automjeti, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Konica është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.