Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:40 në aksin rrugor Pogradec-Korçë në vendin e quajtur “Lapidari i Petrushës” është gjetur e dëmtuar një shtetase rreth 40 vjeçe, në anë të rrugës, e cila dyshohet se mund të jetë aksidentuar nga ndonjë automjet, që më pas është larguar nga vendngjarja.
Shtetasja e dëmtuar është M.M, 40 vjeçe, banuese në fshatin Alarup, e cila do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Komento