TIRANE- Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Tiranë-Rinas, në rrugën e re të Rinasit. Një automjet Corvette me targa të huaja, i drejtuar nga shtetasi Bledi Smaja, 30 vjec është përplasur me një benz me targa të Tiranës, TR 33 31 K, që drejtohej nga vjecari Altin Bara 27 vjeç.
Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e automjetit tip benz 27 vjecarin, Altin Bara.
Automjeti tip benz është kthyer përmbys dhe është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës. Ndërkohë që i plagosuri tjetër, Bledi Smaja u dërgua në spitalin Ushtarak në gjendje shumë të rëndë, por nuk ka arritur që të mbijetojë duke humbur jetën.
Nga të dhënat e deritanishme rezuton se shkak i këtij aksidenti ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit tip korveter drejtuar nga shtetasi Bledi Smaja, i cili po lëvizte në këtë aks rrugor me drejtim Rinas-Kashar, ku për pasojë ka goditur mjetin tip benz që po lëvizte në korsinë e tij në drejtimin Kashar-Rinas.
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com