Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm (27 qershor) në Rrugën e Kombit në afërsi të Rubikut ku një autobus me targa të Kosovës ka përplasur për vdekje një person që lëvizte me biçikletë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 09:30, në aksin rrugor “Rubik-Fang”. Autobusi me drejtues shtetasin E. R., 60 vjeç, banues në Kosovë, me drejtim lëvizjeje “Morinë-Durrës”, ka përplasur një biçikletë me të cilën lëvizte shtetasi N. P., 72 vjeç, banues në fshatin Fang, Rubik informoi sot policia e Lezhës.

Si pasojë e përplasjes, i moshuari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa nga autobusi nuk është dëmtuar asnjë pasagjer.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale ndërsa grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.