Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e ditës së sotme në një aksident tragjik në Spanjë, ku viktima janë një shqiptar dhe një rumun, ndërkohë që një 33- vjeçar ka mbetur i plagosur.
Aksidenti ndodhi në dalje të Los Narejos në drejtim të Kartagjenës, në komunën e Los Alcázares, raportuan burime nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve është se dy trupat e viktimave ishin lakuriq, kështu që përveç sqarimit nëse ata vdiqën si rezultat i përplasjes, ata tani po përpiqen të gjejnë shkakun e disa gjymtimeve që ata paraqesin, raportojnë mediat spanjolle.
Viktimat janë të moshës 24 vjeçare dhe të dy trupat kanë shenjta të qarta të gjymtimit. Thuhet se njëra nga makinat po udhëtonte drejt Kartagjenës kur u përplas me automjetin tjetër dhe përplasja ishte aq e fortë se dy makinat u zhvendosën disa metra nga vendi ku ndodhi goditja. Trupat e dëmtuar rëndë u gjendën jashtë automjetit në kohën e aksidentit.
Një nga hiptezat kryesore të hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasi ata. Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, pasi viktimat ishin të zhveshur.