Aksident në Vlorë/ Makina përplaset me hekurat pranë tunelit, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku si pasojë e të cilit është plagosur shoferi i makinës.

Makina tip Ford është përplasur pranë tunelit të Uji i Ftohtë me hekurat mbrojtëse në brendësi te tunelit.

Drejtuesi është dërguar me urgjence drejt spitalit rajonal të qytetit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe heton për shkaqet e aksidentit.

"Më datë 17.12.2020, rreth orës 19:15, në dalje të tunelit në “Uji të Ftohtë”, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. T., 18 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe  është përplasur me bordurën anësore të rrugës, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thotë policia.

1608232882_vlore2.jpg

1608232891_vlor2.jpg

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion