Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Vlorë-Babicë. Shoferi 21 vjeçar ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me murin e një lokali.
Shoferi mbeti për 20 minuta i bllokuar në makinë por më pas është nxjerrë dhe është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
"Më datë 09.08.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, shtetasi E. H., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
E ka fajin muri qe si hapi rrugen
Përgjigju