ELBASAN- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë. Viktima është Besnik Samurri, 38 vjeç.
38-vjeçari Samurri humbi kontrollin e makinës tip “Benz’ me targa AA309 NU” që drejtonte, duke dalë nga rruga e për pasojë ka rënë nga një lartësi prej 90 metrash në humnerë. Brenda makinës ishin dhe 3 anëtarë të një familje, Misir Maloku, gruaja e tij, Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku. Ata mbetën të lënduar nga aksidenti, dhe aktualisht po marrin trajtimi në spital e janë jashtë rrezikut për jetën.
Report Tv sjell video nga aksidenti tragjik, ku shihet se makina ‘Benz’, i bardhë ka përfunduar në një humnerë nga 90 metra lartësi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:29
VIDEO/ Makina bie në humnerë nga 90 metra lartësi, pamje nga aksidenti i rëndë në Elbasan
Këto janë pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë ku një makinë ka rënë në humnerë nga një lartësi 90 metra.
Mësohet se 38-vjeçari Besnik Samurra, i cili teksa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ me targa AA309 NU ka humbur kontrollin duke rënë nga një lartësi 90 metra në humnerë. Brenda makinës ndodheshin 3 persona të tjerë, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku. Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën.