Një aksident tragjik u regjistrua pasditen e të shtunës përgjatë aksit rrugor Lezhë- Kakarriq.
Babë e bijë humbën jetën pasi automjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe u përmbys në një kanal me ujë në afërsi të fshatit Gocaj.
Viktimat te këtij aksidenti mbeten mjeku Anton Keçi, 53 vjeç, dhe vajza e tij studente e Mjekësisë, Bora Keçi, 20 vjeçe.
Ngjarja u zbulua në orët e vona të mbrëmjes, pas denoncimit në oolici të djalit të familjes për humbjen e kontakteve me babain dhe motrën e tij, trupat e të cilëve u gjetën afër mesnatës në automjetin me të cilin ata ishin përmbysur në afërsi të fabrikës së çimentos, në një rrugë dytësore.
Policia bëri të ditur se ne momentin e aksidentiti mjeti drejtohej nga 20-vjeçarja Bora Keçi, e cila dyshohet të ketë humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe përmbysur në kanal.
Në momentin e aksidentit babë e bijë po ktheheshin nga kampi i emigrantëve në Gjadër, ku punonin me kohë të pjesshme. 53-vjeçari Anton Keçi ishte me profesion mjek dhe ushtronte prej vitesh detyrën e shefit të shëndetësisë në burgun e Shënkollit në Lezhë, ndërsa vajza e tij 20-vjeçare studente në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë.
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar për aksidentin ku humbën jetën mjeku Anton Keçi dhe e bija 20-vjeçare, Bora Keçi. Ai shkruan se kjo është një ngjarje që ka tronditur komunitetin dhe shpreh ngushëllimet për familjarët.
“Një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme i mori jetën doktorit Anton Keçi dhe vajzës së tij 20-vjeçare, Bora Keçi, studente e mjekësisë. Një humbje e rëndë që ka tronditur të gjithë komunitetin. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidarizohem me bashkëshorten, djalin dhe prindërit e tij. Ngushëllime! Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe”, shkruan Ndreu.
Lidhja e gjakut ishte vetëm një nga të përbashkëtat e Anton dhe Bora Keçit, babë e bijë që humbën jetën në një aksident tragjik në Lezhë mbrëmjen e së shtunës.
Në një postim ngushëllimi të shpërndarë nga Drejtoria e Burgjeve, bëhet me dije se 52-vjeçari ishte shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës, ndërsa e bija 20-vjeçare po ndiqte gjurmët e tij në Mjekësi pasi ishte studente në vitin e dytë të fakultetit.
Anton Keçi ka shërbyer për 6 vite në sistemin penitenciar, thuhet në reagimin e Drejtorisë.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë se më datë 25.04.2026, në orët e mbrëmjes, në aksin rrugor Lezhë–Gjadër, në vendin e quajtur Gocaj, si pasojë e një aksidenti tragjik ku automjeti ka dalë nga rruga, kanë humbur jetën Dr. Anton Keçi, 52 vjeç, Shef i Shëndetësisë në IEVP Lezhë, si dhe vajza e tij 20-vjeçare, studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë.
Dr. Keçi shërbeu me përkushtim për rreth 6 vite në sistemin penitenciar, duke lënë pas vlerësim profesional dhe njerëzor tek kolegët dhe të gjithë ata që e njohën.
Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të afërmit. Jemi pranë bashkëshortes dhe djalit të tij, duke ndarë dhimbjen e madhe për këtë humbje të parakohshme dhe të pazëvendësueshme”, thuhet në postim.
Viktimat punonin me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër.
Komente












Ngushéllime te sinqerta
PërgjigjuHata e madhe per kete familje.
Përgjigjurruge pa standarte...sepse duan te vjedhin kryeministri dhe ministrat...=vdekje
PërgjigjuO Kolo! Jua ka ngulitur në tru krimineli Berisha! veç vjedhje nxjerr nga goja e ndyrë e tijë dhe kundra Shqipërisë.
Birbo, Nuk ta kanë fajin rrugët, por ata që japin PATENTAT, se në kohën e Xhaxhit, këto rrugë ishin dhe kursi i shoferit ishte 1,5 vite o mëndje !