Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor Lin-Pogradec, ku tre mjete, të cilat udhëtonin në një sens lëvizje janë përplasur me njëra tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi te fshatit Piskupat dhe fatmirësisht si rezultat i aksidentit nuk janë regjistruar dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Shkak kryesor i aksidentit mendohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesve të mjeteve dhe lagështia në rrugë, por do të jetë grupi hetimor që do të përcaktojë shkaqet reale të aksidentit.
Është bërë e shpeshtë që në aksin rrugor Lin-Pogradec të regjistrohen aksidente, kryesisht gjatë ditëve me shi.