Aksident i trefishtë në Fushë Krujë, një i plagosur rëndë (VIDEO)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Fushë Krujë - Milot në afërsi të fshatit Gramëz. Dy makina dhe një motor janë përfshirë në aksident duke lënë të plagosur rëndë drejtuesin e këtij të fundit. I plagosuri Agustin Marku, 40 vjec, është dërguar në spital me një makinë të rastit.

Drejtuesi i makinës tip 'Opel' me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit. Ai ka përplasur motorin dhe më pas një makinë tip 'Benz' e ka përplasur nga pas 'Opeli'-n. Vetë drejtuesi i 'Opelit' ka thënë se ai nuk e ka parë motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja.

Përplasja e motorrit me targa AH 619, me makinën 'Opel' ka qenë e fortë, pasi njëra këpucë e të plagosurit ka përfunduar disa metra larg nga skena ku ndodhi ngjarja.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

I.K/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fushë Pulë: 20/02/2020 22:02

    Fshatarë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen