Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Milot-Rrëshen pranë Urës së Zogut.
Për pasojë dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dy prej makinave 'G Class' dhe 'AMG' janë përplasur me automjetin tip 'benz', duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Komento