Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, mjetet tip 'G-Class' dhe 'AMG' përplasen me 'benz'-in! Dy të plagosurit transportohen dret Traumës (VIDEO+ FOTO)

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit. Tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin Milot-Rrëshen pranë Urës së Zogut. 

Për pasojë dy persona janë plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dy prej makinave 'G Class' dhe 'AMG' janë përplasur me automjetin tip 'benz', duke shkaktuar edhe aksidentin e rëndë.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane