Aksident i trefishtë në Vlorë, plagosen tre persona (VIDEO)

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku kanë mbetur të plagosur tre persona. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë tre automjete dy që ishin në lëvizje dhe një që ishte i parkuar.

Një mjet tip 'Benz' me targa AA 026 XA, mësohet se dilte me shpejtësi në rrugë ndërsa makina tjetër tip 'Peugeot' me targa AA 134 VD kthehej në vend. Makinat pas përplasjen me njëra tjetrën, janë përplasur edhe një makinë tjetër që ndodhej e parkuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie që po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1580155440_1580155003logo.jpg

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm