Një aksident masiv është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit te Shkodrës. Burimet bëjnë me dije se 5 makina janë përplasur me njëra -tjetrën në lagjen Bahcallë.
Policia e Shkodrës ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij aksidenti nderkohë që ende nuk dihen motivet e tij.
Nga të dhënat e para raportohet se nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale si pasojë e përplasjes së mjeteve.
Komente

