Një aksident masiv ka ndodhur pranë stadiumi Dinamo në Tiranë ku një makinë tip 'Audi' është përplasur me disa makina të tjera. Mësohet se drejtuesi i 'Audit' ka humbur kontrollin e mjetit dhe më pas është përplasur me një automjet tjetër të parkuar duke shkaktuar një aksident zinxhir.
Në këtë aksident përveç Audit janë dëmtuar edhe 6 makina të tjera ku disa prej tyre janë luksoze të tipit 'BMW ' dhe 'Benz'. Fatmirësisht nuk raportohet për të plagosur por vetëm për dëme të mëdha materiale.
Komento
kto jon lacat e tirans mor, ska shtet mei nal
PërgjigjuShko mor dickhead