PD denoncon: Hapësira te ish-stadiumi Dinamo do kthehet në kulla

PD denoncon: Hapësira te ish-stadiumi Dinamo do kthehet në kulla

PD denoncon se 120 mijë metra katrorë tek ish-stadiumi Dinamo do të kthehen në kulla. Anëtari i kryesisë, Grigels Muçollari thotë se aty ku ishte stadiumi emblematik i qytetit, do të lindë një mal betoni, ku përfituesi është paracaktuar.

DEKLARATË PËR MEDIA ANËTARI I KRYESISË NË PD, GRIGELS MUÇOLLARI

Do të donim që ditën e fundit të vitit të kishim vetëm urime për vitin e ardhshëm por fatkeqesisht jemi këtu për të denoncuar një akt në dëm të qytetarëve të Tiranës. Edi Rama nuk humb kohë kur është fjala për të ndarë me miqtē e tij pronat më të çmuara të Shqipërisë, siç është stadiumi Selman Stermasi dhe asetet e tij, në zemër të Tiranës.

Ashtu siç kemi paralajmeruar, projekti për gjasme rijetëzimin e pronave shtetërore, nuk ështē tjetër vetem një maskim për projektin klientelist të kullave qindra milionë euroshe, ku publiku, qytetarët që janē pronarët e vërtetë nuk përfitojnē asgjë. Perkundrazi, teksa Rama me miqtë e tij shtojnē pasuritē, për banorët e Tiranēs shtohet betoni, rriten çmimet dhe shtrëngohet dhe më shumē jetesa, ngushtohen edhe ato pak hapësira rekreative që kanë ngelur.

Korporata e Investimeve ka shpallur konkursin pak ditē mē parē ku fton firmat për të paraqitur idetē për kullat tek ish-stadiumi Dinamo. Njoftimi lë të kuptohet që projekti do të ketë parasysh zhvillim financiar e interesa ekonomike dhe pak flitet për sportin e futbollin Me 120 mije metra katrore në dispozicion, është e sigurtē qē aty ku ishte stadiumi emblematik i qytetit, do të lindë njē mal betoni, ku përfituesi, mik i Ramēs do të ketë shansin tē behet pronar i dhjetra mijë metrave me çmimin më të lartē nē Tiranë.

Hapësirat pranë stadiumit, nē vend se tē ishin fusha qē u krijojnë mundësinë të rinjve të merren me sport, apo kende çlodhëse për femijet e të moshuarit, do të shnderrohen në godina betoni. Nga mënyra si është hartuar procedura, nga kriterer e shpallura, duket qartē se e gjitha ështē njē pajë për klientin, fitues i paracaktuar. I paracakatuar në paradhomat e Kryeministrit. Në fund të mandatit, asgje nuk ka ndryshuar tek Edi Rama.

Ai e konsideron Tiranen dhe Shqipërinë si pronen e tij, të cilen e ndan sipas interesave. Shfaqjet me juri e me skena, e me ekrane, janē thjesht mbulim i babëzisë për pasurim. Qytetarêt e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund ta lejojnë më Edi Ramen të sillet si pronar i pasurive dhe jetës se tyre, kështu qe urimi im sot per ju eshte:
le te jete ky viti ku ne shqiptarët e ndalim njëherë e mirë këtë sundues abuziv me taksat dhe pronat publike.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet