TIRANË – Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen ’21 Dhjetori’ pranë ‘pallatit me shigjeta’. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku kanë mbetur të plagosur katër persona.

Të aksidentuarit u dërguan në spital në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosurit janë një femër dhe tre meshkuj. Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë për të bërë të mundur kqyrjen e provave dhe për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

Sipas informacioneve paraprake, njëra prej makinave drejtohej nga një femër që dyshohet se ishte në gjendje të dehur, gjë që ka shkaktuar dhe aksidentin, megjithatë priten hetimet përfundimtare të uniformave blu.

A1 Report ka mundur të sigurojë një video amatore nga një qytetar ku duken dy makinat e aksidentuara dhe dëmet e shkaktuara. Identiteti i personave të aksidentuar ende nuk dihet, ndërkohë që i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.



(v.gj/shqiptarja.com)