Aksident me dy të plagosur në Korçë dhe Vlorë, në Durrës 28-vjeçari përplas makinën e policisë (VIDEO)

Tre aksidente në Korçë, Vlorë dhe Durrës kanë ndodhur paraditen e sotme. Si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve në kryqëzimin e fshatit Kamenicë në Korçë një mjet është përplasur me një motor, drejtuesi i këtij të fundit ka mbetur i plagosur.

"Më datë 12.06.2020, rreth orës 10:10, pranë kryqëzimit të fshatit Kamenicë, janë përfshirë në një aksident rrugor mjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin A. R., me mjetin tip motor, drejtuesi i të cilit për pasojë është dëmtuar dhe u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës", thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.

Ndërkohë në Vlorë një makinë ka përplasur një person me biçikletë në rrugën transballkanike. I aksidentuar është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sakaq në Durrës, një 28-vjeçar i cili po drejtonte një makinë në gjendje të dehur gjatë manovrës për të kthyer mjetin e tij, ka goditur në pjesën e pasme automjetin e Policisë, i cili ishte i parkuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki