MEMALIAJ- Një aksident i rëndë rrugor i mori jetën dy mësuesve pasditen e kësaj të premteje në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës në vendin e quajtur "Mogila" 2 kilometra nga qyteti i Memaliajt.  

Automjeti tip Benz ku po udhëtonin Leonard Sako 43 vjeç dhe Orinda Hoxha, 36 vjeç ka dalë nga rruga duke përfunduar në e përmbysur në kanal, për pasojë shoferi dhe pasagjerja humbën tragjikisht jetën.

Dy mësuesit të cilët jepnin mësim në shkollën e fshatit Krahës të Tepelenës ishin  duke u kthyer nga puna

Ende nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por policia thotë se "grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjartjes.

Një nga viktimat Leonard Sako

Viktima Orinda Hoxha

Foto nga vendi i ngjarjes