Dy mësues vdesin në aksident, KSSH: Prokuroria të hetojë tenderët fiktivë për transportin e arsimtarëve

Dy mësues vdesin në aksident, KSSH: Prokuroria të hetojë tenderët fiktivë për transportin e arsimtarëve

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i shprehu ngushëllimet familjeve të dy arsimtarëve që ndërruan jetë në një aksident rrugor këtë të premte në në aksin rrugor Memaliaj- Krahës, dhe ngriti edhe njëherë shqetësimin për transportin mësuesve dhe nxënësve, teksa hodhi akuza se tenderët vidhen nga organet ligjzbatuese. Në një reagim pas ngjarjes së rëndë, KSSH i kërkon prokurorisë të "hetojë këto kontrata kolektive dhe të nisë një hetim për tenderët fiktivë për transportin e nxënësve dhe arsimtarëve".

"Zyra Arsimore Tepelenë duhet të mundësojë transportin e mësuesve dhe nxënësve me furgon ose autobus, por kjo çështje është lënë prej vitesh në harresë. E njëjta problematikë është në 60 bashki të vendit, ku tenderët për transportin janë ndër aferat kurruptive kryesore të zyrave arsimorë dhe institucionet heshtin përballë këtij abuzimi që sot mori 2 jetë njerëzish. Shumë mësues janë të detyruar të japin mësim në zona të thella malore larg shtëpive dhe Zyrat Arsimore i detyrojnë të shkojnë me makinat private. Fondet e parashikuara për transportin e mësuesve vidhen sistematiksht dhe hetimet e nisura nga MAS nuk finalizohen asnjëherë as nga organet ligjzbatuese", thotë në një reagim Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

Kjo konfederatë, përmend edhe aksidentin e 19 dhjetorit 2019 në Arrëz të Korçës ku mësuesja Luiza Dule, 48 vjeçe humbi jetën në një aksident rrugor dhe të plagosur mbetën edhe 6 mësues të tjerë. Ata udhëtonin me makinë private, teksa mjeti doli nga rruga dhe mësuesja gjeti vdekjen. Pas kësaj tragjedie, Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë, thotë se "i kërkoi Ministrisë Arsimit ti japë zgjidhje çështjes së transportit të mësuesve por premtimi dhe zotimi i Ministrisë Arsimit mbeti në letër".

"Tenderat fiktive u kopsitën dhe mësuesit ngelën në rrugë të madhe sa me makina private edhe me makina rasti. Përballë këtij skandali sindikatatat që qeveria u ka dhënë leje të mbrojnë të drejtat e arsimitarëve heshtin. Këto pseudosindikata heshtin dhe pse kanë nënshkruar kontratat kolektive me MAS. Heshtja e këtyre sindikatave nëpërkëmb dinjitetin e arsimtarit shqiptar", përfundon reagimi.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)