Aksident me motor në Sarandë, plagoset i riu, transportohet me helikopter drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur në Sarandë, ku një 35-vjeçar është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi motori i cili po drejtonte ka dalë nga rruga.

Report Tv ka mësuar se aksidenti ka ndodhur në zonën e Qafë-Botës në Konispol.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Shqiptarja.com në ndihmë të tij ka shkuar helikopteri i Urgjencës, i cili po bën transportimin e të riut drejt Tiranës.

Nuk dihen ende detaje për rrethanat e aksidentit apo identitetin e të riut.  Në ditët e fundit, një sërë aksidentesh rrugore kanë ndodhur në vend.

Në qarkun e Elbasanit, brenda 2 ditësh janë regjistruar rreth 5 aksidente, ku për shkak të lagështirës në rrugë dhe shpejtësisë tej normave të lejuara, kanë dalë nga rruga disa makina.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë