Dy të vdekur është bilanci i një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Milot-Fushe kruje.

Mësohet së në afërsi të Mamurracit një kamiocinë me targa AA156 KJ ka përlasur një motorcikletë.

Përplasja ka rezultuar fatale për dy të rinj që ndodheshin në motorcikletë, të cilët kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa ende nuk ka të dhëna për identitetin e tyre.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të mbikalimit të Thumanës, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është një parakalim i gabuar i kamioçinës.

Drejtuesi i kësaj të fundit është shoqëruar në polici për të dhënë detaje për aksidentin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)