Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, teksa ky i fundit ka tentuar të kalojë rrugën. Viktima e këtij aksidenti, rreth 60-vjeç, nuk është identifikuar ende, ndërsa sipas policisë ai ka ndërruar jetë në vend.
Automjeti me targa AA 730 MP, i përfshirë në aksident drejtohej nga A. M., i cili është arrestuar nga policia. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e automjetit tej normave të lejuara.
/Shqiptarja.com