Policia e Dibres
TIRANË, 6 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, ku për pasojë ka humbur jetën një këmbësor, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur nga policia.
Sipas Policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta. Shkaktar i aksidentit sipas hetimeve të policisë është shpejtësia e mjetit BMW me targa AA 808 JZ me drejtues Leks Hamataj. Policia ka shoqëruar në komisariat Drejtuesin e mjetit ndërsa është ngritur një grup hetimor për të përcaktuar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësin e saj.












