Një aksident fatal është regjistruar mesditën e sotme në aksin rrugor Shkodër- Bushat, si pasojë e së cilit kanë humbur jetën 2 persona, e ndërsa 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Siç bën të ditur nga terreni, gazetari Ergys Kavaja, viktimat janë Luljeta Zefi 39-vjeç dhe Diana Mjeshtri, 45 vjeç. Mësohet se mjeti tip Mitsubish ka goditur në pjesën e pasme automjetin tip Audi, ku dhe po udhëtonin dy viktimat.
Të plagosur kanë mbetur Lutfi Kabaçi, 55 vjeç; Emanuel Përjaku, 23 vjeç; Jak Përjaku, 28 vjeç; Beta Mata, 32 vjeç; Pjetër Zefi, 66 vjeç dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara të automjetit tip Mitsubishi.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit
G.M./B.K./Shqiptarja.comKomente

