Aksidenti në Shkodër, PD: Ambulanca shkoi pa mjekë, përgënjeshtron spitali

Aksidenti në Shkodër, PD: Ambulanca shkoi pa mjekë, përgënjeshtron spitali

Partia Demokratike ka bërë shkaktare për vdekjen e dy grave sot në Shkodër, spitalin, pasi sipas tyre ambulanca ka mbërritur në vendngjarje pa asnjë mjek. Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Bardh Spahia shkruan se këtë reagim e bën si një mjek, jo si deputet dhe si i tillë e di shumë mirë se sa jetike është ndihma e menjëhershme në këto raste.

"Ambulanca shkon pa mjek ne aksident! Keqardhje e ndjerë për aksidentin e rëndë që ndodhi në Kryebushat të Shkodrës! Si mjek jam i skandalizuar kur mësova se ambulanca kishte shkuar të jepte ndihmën, pa asnjë mjek! Një papërgjegjshmëri e tillë kriminale dëshmohet vetëm nën qeverisjen e Rilindjes! Ndihma e menjëhershme në raste të tilla është jetike, por kjo nuk kuptohet nga amatorët e përzgjedhur nga Rilindja! Si mund të luhet kështu me jetën e njerëzve! #ShtetiKaRënë", shkruan Spahia.

 Por kjo akuzë është hedhur poshtë nga spitali i Shkodrës, duke theksuar se në vendngjarje kanë shkuar dy autoambulanca me mjekë dhe infermierë.

"Dy autoambulanca me mjekë dhe infermierë në vendngjarje. Duke shprehur ngushëllimet për 2 viktimat në aksidentin rrugor të ndodhur në Bushat, Spitali Rajonal Shkodër bën me dije si më poshtë: Menjëherë pasi jemi njoftuar për aksidentin e ndodhur në Bushat rreth orës 15:00, dy ambulanca të spitalit Shkodër janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes së bashku me dy mjekë dhe infermierë. Dy persona kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa 5 të plagosur u transportuan në spitalin e Shkodrës, ku morën trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën. Një prej të plagosurve ka dalë nga spitali dhe 4 të plagosur ndodhen në kujdesin e mjekëve", shkruhet në reagimin zyrtar të Spitalit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore