VLORË- Një 69-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Vlorë-Llakatund.

Policia bën me dije se një automjet tip "Toyota" me drejtuese shtetasen Alma Murraj është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Razi Hoxhajn, 69 vjeç.

Ky i fundit si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, vajza që drejtonte 'Toyota' ishte në kah të kundërt.

‘Vajza që ka bërë aksidentin ka qenë në krah të kundërt, kështu thanë.’’- tha ai.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.