Bilanc tragjik/ Në vetëm pak orë përgjaken rrugët e vendit nga aksidentet, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur

Bilanc tragjik/ Në vetëm pak orë përgjaken rrugët e vendit nga aksidentet, 3 të vdekur dhe 11 të plagosur

Pamje nga aksidentet në vend

Rrugët e vendit janë përgjakur pasditen e kësaj të diele, duke shënuar një bilanc tragjik. Në vetëm pak orë në rrugët e vendit janë shënuar 7 aksidente, ku për pasojë kanë humbur jetën 3 qytetarë dhe kanë mbetur të plagosur 11 të tjerë.

Aksidenti më i vonë u shënua në aksin Tepelenë-Gjirokastër. Viktimë ka mbetur 33-vjeçari Leons Imeri, i cili duke udhëtuar me mjetin e tij tip 'BMW' ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. I riu, nga fshati Hormovë, Tepelenë, nuk ka mundur që t'u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë në aksin Qafë-Thanë-Librazhd ndërroi jetë një 60-vjeçar, Qani Beqo shofer i një furgoni, pasi u përplas me një minibus. Nga një aksident, tragjikisht ka humbur jetën dhe një këmbësor në aksin Fushë-Krujë-Tapizë. Viktima u identifikua si Isuf Mjekra, ndërsa drejtuesi i mjetit është shpallur në kërkim, pasi u largua nga vendi i ngjarjes. Ndërsa nga të plagosurit, raportohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:23
Aksident në Tiranë, makina përplas drejtuesin e biçikletës, i riu përfundon në spital

Një aksident me plagosjen e një të riu ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Policia njofton se rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç.

I riu për shkak të dëmtimeve që ka marrë është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

'Më datë 31.10.2021, rreth orës 20:20, në vendin e quajtur “Sheshi Shqiponja”, mjeti me drejtues A. C, 40 vjeç, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

Ora 20:32
Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Milot-Rrëshen, tre të plagosur, një në gjendje të rëndë

Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Milot-Rrëshen. Nga përplasja e dy makinave kanë mbetur të plagosur tre persona dhe një prej tyre është në gjendje të rëndë.

'Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në hyrje të qytetit të Rrëshenit, automjeti me drejtues shtetasin A.Gj., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh.P., ku si pasojë kanë marrë dëmtime të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe shtetasi P.Ll., i cili ishte pasagjer në njërin nga automjetet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.'-njofton policia.

Ora 18:41
E rëndë, përplasi për vdekje këmbësorin në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, largohet nga vendngjarja shoferi

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, pasi automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Mësohet se drejtuesi menjëherë, pasi ka aksidentuar Isuf Mjekrrën, ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Ora 18:30
Aksident në rrugën Shijak-Hardhishtë, përplasen dy makina, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shijak-Hardhishte.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit tip “Audi” O.Ç, dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip “Glof”.

Të plagosuri janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

'Me datë 31.10.2021, rreth orës 16:50, në aksin rrugor Shijak-Hardhishte është përplasur mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin E. P., me mjetin tip "Golf" me drejtuese shtetasen O. Ç, si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe 3 pasagjerë të tjerë që ndodheshin në mjetin tip "Glof", të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.'- njofton policia.

Ora 16:11
Aksident i shumëfishtë në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në Qafën e Kasharit pasditen e së dielës.

Siç shihet nga pamjet në aksident janë përfshirë disa makina dhe për pasojë ky aksi në drejtim të Tiranës është bllokuar, duke krijuar radhë të gjata mjetesh.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet aksidentit dhe nëse ka apo jo të lënduar.

Ora 15:17
Minibusi përplaset me furgonin në aksin Qafë-Thanë-Librazhd, ndërron jetë 60-vjeçari, plagosen 4 pasagjerë

ELBASAN- Një aksident me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari dhe plagosjen e 4 pasagjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Qafë-Thanë-Librazhd në vendin e quajtur 'Gurorja'. Një minibus me drejtues drejtues shtetasin P.C, 55-vjeç, banues në Prrenjas, është përplasur me një furgon me drejtues shtetasin Qani Beqo, 60-vjeç, po banues në Prrenjas. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shoferi i furgonit, 60-vjeçari Qani Beqo, dhe janë plagosur 4 shtetas që ishin pasagjerë në minibus dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

'Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35,në  aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd,  në vendin e quajtur "Guroja", mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç,  banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.  Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagoaur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.'- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lolita: 01/11/2021 09:05

    Mos valle sherbimi i policise rrugore eshte me i reduktuar te dielen ne ate orar ne ato akse rrugore? Cfare thote historiku i meparshem?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës