Bulqizë-Një aksident me vdekje është resgjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Ura e Çerenecit-Ostren.
Një 63-vjeçar kanërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e automjetit. Ndërkohë burime për Report Tv bëjnë me dije dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja mësohet se ka ndoshur rreth orës 15:00.
"Rreth orës 15:00, në aksin rrugor Ura e Çerenecit - Ostren, shtetasi K.B., rreth 63 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe për pasojë 63-vjecari, ka humbur jetën", informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.