-
Bulqizë/ Fshehën vdekjen e 82-vjeçares në aksident, arrestohet 16-vjeçari, nën akuzë djali i viktimës dhe 2 infermierët e Qendrës Shëndetësore (Detajet)
Policia e Dibrës zbardh dinamikën, i mituri e goditi në rrugë me motor dhe u largua, kurse djali i të moshuarës dhe infermierët e Qendrës Shëndetësore në Ostren, fshehën shkaqet dhe dinamikën e krimit
30 Gusht 2024, 10:43 -
Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!
24 nxënës në fshatin Ostren të Bulqizës kanë bojkotuar mësimin, pasi Zyra Arsimore, bazuar në vendimin e Qeverisë u ka hequr transportin. Prindërit thanë se e kanë të pamundur të dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi rruga është e largët, afro 5 kilometra në terren malor.
30 Prill 2024, 13:35 -
Tragjedia në Bulqizë/ I afërmi: Nëna dhe fëmijët u gjetën të pajetë në kuzhinë, vajzat kishin ngrohur bukën mbi sobën me dru (VIDEO)
Referuar një shisheje me helm gjetur në banesë, ai thotë se në fshat të gjithë kanë pesticide, dhe se shishja nuk ishte në kuzhinë, por në një dhomë tjetër.
18 Shkurt 2020, 12:33 -
Tragjedia në Ostren/ Del ekspertiza: Tre familjarët u asfiksuan nga tymi i sobës së drurit...e vetmja e mbijetuar kalon rrezikun për jetën
Tre familjarët e familjes Tola që humbën jetën tre ditë më parë në Ostren të Bulqizës janë asfiksuar nga tymi i sobës së druve me të cilën ngroheshin gjatë dimrit. Ky përfundim ka dalë nga ekspertiza paraprake e kryer në Tiranë duke hedhur poshtë pistat e tjera si helmim me dashje apo helmin nga shishja e pesticideve që kishin brenda në shtëpi. Ndërkohë, një dritë shprese vjen nga Tiranë, në QSUT ku Merita Tola, 16-vjeçare është jashtë rrezikut për jetën.
17 Shkurt 2020, 11:04 -
Detaje të reja nga tragjedia e Bulqizës/ Në dhomën tjetër të tre viktimave u gjet një shishe pesticidesh
Burime për Report Tv bëjnë me dije se në banesën e viktimave është gjetur edhe një shishe rreth 50 gram me një pesticid që përdorej për patatet. Kjo shishe me helm ka qenë në një dhomë tjetër nga ku janë gjetur të vdekur Rajmonda Tola, 45 vjeç, bashku me djalin, Fatjonin 14 vjeç dhe vajzën, Rudinën 22 vjeç.
16 Shkurt 2020, 14:49 -
Humbi gruan e 2 fëmijët, Tola: S'e di më si jam! 22-vjeçarja nuse për në banesën e fundit! E mbijetuara ende s'di asgjë!
Report Tv ne familjen ku ndodhi tragjedia/ Familja sot ka hapur dyert e mortit, ndërsa kryefamiljari Ylber Tola tashmë është kthyer nga emigracioni ku punonte prej vitesh do përcjellë për në banesën e fundit dy fëmijët dhe bashkëshorten, me shpresën se do bëhet i fortë për vajzën e mbijetuar, dhe për më të madhen e cila është e martuar.
15 Shkurt 2020, 11:58 -
Tragjedi në Bulqizë, nëna me 2 fëmijët asfiksohen nga tymi i sobës me dru (vajza do martohej në shtator!) Shpëton 16-vjeçarja /VIDEO
Rajmonda Tola, 45 vjeç, u gjet e pajetë në banesën e saj në fshatin Ostrimë të Madhe në Bulqizë, së bashku me djalin, Fatjonin 14 vjeç dhe vajzën, Rudinën 22 vjeç. Ndërkohë vajza tjetër e shtëpisë, 16-vjeçarja Merita Tola, u gjet me shenja jete, dhe u transportua në spitalin e Traumës në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rudina ishte e fejuar, dhe më 5 shtator, do të kurorëzonte dashurinë në martesë.
14 Shkurt 2020, 12:01