1772307557_cghull.JPG

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës, në aksin rrugor Shkozet–Plepa.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se një këmbësor 81-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet me drejtues një 23-vjeçar.

Policia ka shoqëruar në Komisariat të riun, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak-Rreth orës 19:30, në aksin rrugor Shkozet–Plepa, automjeti që drejtohej nga shtetasi S. N, 23 vjeç. ka përplasur shtetasin D. T., 81 vjeç, i cili lëvizte në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 81-vjeçari ndërroi jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi S. N., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.