Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Fushë Krujë- Tiranë. Një makinë tip “Fiat Punto” me targë AA 714 TA ka goditur për vdekje një këmbësor në fshatin Larushk.
Viktima është Altin Çupi 18 vjeç nga fshati Larushk i cili po ecte në krah të rrugës në momentin kur e goditi makina. 18 vjeçari ka humbur jetën menjëherë nga aksidenti, pasi makina fillimisht e ka përplasur në një bordurë betoni dhe më pas e ka marrë zvarrë për 50 metra.
Pas aksidentit shoferi ka humbur kontrollin e makinës, e cila është përmbysur. Ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i makinës. Në të njëjtin vend para 3 ditësh një motoçiklist u plagos rëndë gjithashtu para 2 javësh një tjetër këmbësor u plagos.
Komento