Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor ‘Librazhd-Stërblevë’.

Sipas policisë M.A dyshohet se ka humbur kontrollin mbi kamioçinën që drejtonte dhe kamioçina ka dalë nga rruga e për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.

57 vjeçari ishte banues në fshatin Kuternan.